Home / Kryesoret / Nasuf Beqiri tregon se çka kanë thënë Beg Rizaj dhe Ndreçaj nëse vjen policia në Lagjen e Trimave

Nasuf Beqiri tregon se çka kanë thënë Beg Rizaj dhe Ndreçaj nëse vjen policia në Lagjen e Trimave

Për berberin nga Lagjia e Trimave, Irfan Lutfiun, njëri nga 29 të akuzuarit përmes avokatit të tij mësoi se ai është arrestuar vetëm për shkak se ai ka jetuar vetëm në lagjen “Lagjia e Trimave”

“Klienti im, as nuk ka mbledhur para,aq më pak të ketë siguruar ushqim dhe strehim, dhe as ka pasur kontakt me askënd nga ky grup. Ai është një berber dhe asnjërin personalisht nuk e njeh nga të akuzuarit”, tha avokati Asmir Alispagiq, përcjell TetovaSot.

Në seancën e sotme, e nxehu atmosferën në sallën e gjyqit i pandehuri Nasuf Beqiri i cili ka thënë se “edhe fëmijët e vegjël e dinë se ne nuk jemi terroristë dhe se nuk kemi ardhur në Kumanovë për të luftuar”.

 

“Kemi qenë të keqpërdorur për qëllime politike dhe nuk jemi as të parit dhe as të fundit që jemi përdorur për të”, ka thënë Beqiri, i cili kërkoi që kjo çështje të zgjidhet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai vuri në dukje se shumë mirë e mban mend atë që kanë thënë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndreçaj.

“Na thanë se në Kumanovë do të jemi vetëm si figura dhe nëse vjen policia, do të qëllojmë në ajër. Të gjithë e din, e dijmë edhe ne, që jemi përdorur për qëllime politike dhe nuk pranojmë asnjë faj”, – tha Beqir

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *