Home / Lajme / Botë / Në Libi formohet Qeveria e Pajtimit Kombëtar
SUHEYRAT (AA) - Kryetari i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi Fayez Sarraj (L) njoftoi se është formuar Qeveria e cila përbëhet nga 18 ministri. Sarraj në një konferencë për shtyp në qytetin Suhejrat të Marokut u shpreh se kanë rënë dakord mbi emrat e 18 ministrave të cilët 5 janë ministra shteti 13 të tjerë ekzekutivë. ( Jalal Morchidi - Anadolu Ajansı )

Në Libi formohet Qeveria e Pajtimit Kombëtar

Kryetari i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi Fayez Sarraj njoftoi se është formuar Qeveria e cila përbëhet nga 18 ministri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sarraj në një konferencë për shtyp në qytetin Suhejrat të Marokut u shpreh se kanë rënë dakord mbi emrat e 18 ministrave të cilët 5 janë ministra shteti 13 të tjerë ekzekutivë.

Disa nga detyrat mbi dakordësimet për formimin e kabinetit janë si më tej: Muhammed Halife el-Azzabi (ministri i Arsimit), Ahmed Bufera (ministri i Industrisë dhe i Ekonomisë), Al-Mahdi al-Ibrahimi al-Berguen (ministër i Mbrojtjes), Fahir Miftah Buferne (ministri i Financave), Muhammed el-Tahir Siyale (ministri i Jashtëm), El-Arif Salih el-Hoca (ministri i Brendshëm), Cuma Abdullah el-İdrisi (ministri i Drejtësisë).

Sarraj ndër të tjera ka theksuar se për personat e zgjedhur në detyrat e ministrave është treguar kujdes në kompetencat dhe përvojat e tyre si dhe aftësinë për të qenë në gjendje për të përfaqësuar të gjithë Libinë.

Fayez Sarraj ka vënë në dukje se në kabinet janë përfshirë edhe 3 gra ministre dhe u shpreh se lista e ministrave do ti paraqitet për votëbesim Kuvendit të Përfaqësuesve me qendër Tobruk-un.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *