Home / Lajme / Botë / Në Mynih arrihet marrëveshje për armëpushim në Siri
MYNIH (AA) – Ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rusisë, Turqisë, Arabisë Saudite dhe përfaqësues të 17 vendeve të tjera dhe të Kombeve të Bashkuara (OKB), në Mynih ranë dakord për armëpushim në Siri që duhet të hyjë në fuqi brenda shtatë ditëve. Foto: Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (R), Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov (L). ( Lukas Barth - Anadolu Ajansı )

Në Mynih arrihet marrëveshje për armëpushim në Siri

Ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rusisë, Turqisë, Arabisë Saudite dhe përfaqësues të 17 vendeve të tjera dhe të Kombeve të Bashkuara (OKB), në Mynih ranë dakord për armëpushim në Siri që duhet të hyjë në fuqi brenda shtatë ditëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin, i cili u udhëhoq nga SHBA-të dhe Rusia, mbrëmë është arritur marrëveshje për përfundimin e luftimeve, si dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në zonat që janë nën rrethim.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi se në negociatat, ku përveç SHBA-së dhe Rusisë morën pjesë edhe Arabia Saudite dhe Turqia, është arritur “marrëveshje për armëpushim në të gjithë vendin brenda një javë”.

Në bisedimet, në të cilat morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm të 17 vendeve, nuk është përdorur termi “armëpushim”, por “përfundim i konfliktit”.

Kerry vuri në dukje se marrëveshja e arritur do të mund të zbatohet vetëm me vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB-së) për Sirinë dhe të ndërmerren hapa politike për zgjidhjen e krizës.

Ai shtoi se ‘përfundimi i konfliktit’ nuk përfshinë organizatën terroriste DAESH dhe se luftimet kundër kësaj organizate terroriste do të vazhdojnë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia do të vazhdojë operacionet e saj në Siri.

“Kjo marrëveshje nuk përfshinë organizatat terroriste DAESH dhe El Nusra, të cilat Këshilli i Sigurimit i OKB-së i njeh si organizata terroriste. Për këtë arsye, forcat tona ajrore do të vazhdojnë operacionet kundër këtyre organizatave”, tha Lavrov.

Ministrat e Jashtëm në kuadër të marrëveshjes së arritur në Mynih, deklaruan se menjëherë do të merren masa për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat që janë nën rrethim.

Lavrov tha se në disa zona ndihma do të dërgohet nga ajri.

Nga ana tjetër, kur u pyet për të ardhmen e presidentit sirian Bashar al-Assad, Kerry tha se nuk ka ndryshime të qëndrimeve sa i përket kësaj çështje.

Kerry ka thënë se, beson se paqja e qëndrueshme në Siri nuk do të arrihet deri sa Assad është në pushtet.

“Qêndrimi ime është se për aq kohë sa Assad ndodhet në vend dhe mbetet i vendosur të jetë lider, në Siri nuk mund të ketë paqe. Ky është qëndrimi ynë, të tjerët mund të mendojnë ndryshe”, shtoi Kerry.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *