Home / Kryesoret / Në Pallatin e Drejtësisë alivanosen tre persona

Në Pallatin e Drejtësisë alivanosen tre persona

Kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë çdo ditë po përkeqësohen, vlerësojnë zyrtarët.

Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media i adresohet Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, dhe Ministrisë së Administratës Publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e njoftuar se kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë çdo ditë po përkeqësohen dhe si pasojë e kësaj gjendje nuk është larg dita kur i gjithë stafi i kësaj gjykate do të ndërpres punën.

“Sikurse e kemi bërë shumë herë të qartë deri me tani, në Pallatin e Drejtësisë ku është e vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, në objektet që i shfrytëzon kjo gjykatë por edhe në të gjitha objektet tjera që shfrytëzohen bashkarisht edhe nga gjykata dhe prokurori të tjera, ndihet mungesë e madhe e oksigjenit dhe ka probleme me sistemin e ngrohjes. Në disa objekte ka momente kur rregullohet ,dhe nuk ndihet mungesë e oksigjenit, por kjo zgjat pak dhe pas një kohe të shkurtër kthehet gjendja e më parme”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.

Gjykata Themelore në komunikatën e saj thotë se në disa pjesë të objektit temperatura është ekstreme e lartë –dhe nuk mund të qëndrohet fare në ato hapësira (Objekti “D”), ndërsa në pjesët tjera sipas kësaj komunikate në pjesët tjera temperatura është shumë e vogël.

E për shkak të mungesës së oksigjenit dhe të temperaturave të larta, Gjykata thekson se vetëm gjatë kësaj jave kishte 3 (tri) raste të alivanosjes së personave (palë –ose punëtor të gjykatës) dhe kishte disa raste kur është imponuar ndërprerja e punës.

“Sot, dt. 24.2.2016, para fillimit të një shqyrtimi gjyqësor në njërën prej sallave të Departamentit për Krime të Rënda kishte përkeqësim të shëndetit tek njeri prej mbrojtësve të pandehurve dhe trupi gjykues ka qenë i detyruar që të ndërpres shqyrtimin gjyqësor. Të gjithë të pranishmit në sallën ku duhej të mbahej shqyrtimi gjyqësor janë ankuar në kushtet e punës nën të cilat janë të detyruar që të qëndrojnë, dhe kanë kërkuar shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor”, thuhet më tutje në komunikatën e Gjykatës.

Prandaj, kjo gjykatë kërkon veprimin urgjent të gjitha institucioneve që të sanohen lëshimet teknike me rastin e projektimit dhe ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë dhe të krijohen kushte normale për punë.

Kjo gjykatë, i përkujton këto institucione se gjyqtarët nuk mund të ndajnë drejtësi në kushte ekstreme të pa volitshme të punës.

“Ne besojmë se të gjithë janë të vetëdijshëm, se çka do të thotë mungesa konstante e oksigjenit për trurin e njeriut. Nuk bëhet fjalë për mungesë të oksigjenit për disa sekonda apo minuta. Të gjitha këto institucione që u adresohet kjo komunikatë, sidomos Ministria e Administratës Publike, kanë qenë të njoftuara tani e një vit më herët për të gjitha këto probleme, por asnjëherë nuk kishte qasje serioze për marrjen e masave të duhura në këtë drejtim”, thuhet më tutje në komunikatë.

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *