Home / Lajme / Në Shkup hapet ekspozita me veprat e Picasso-s

Në Shkup hapet ekspozita me veprat e Picasso-s

Në ambientet e galerisë së Qendrës Kulturore të Rinisë (QKR) në Shkup, mbrëm u hap ekspozita e piktorit të madh spanjoll Pablo Picasso, përfaqësues dhe themelues i kubizmit.

Në ekspozitë u prezantua përmbledhja e 46 veprave grafike të Pablo Picasso-s – faksimilet e vizatimeve, litografitë dhe gravuret e ndara, që përfshijnë periudhën kohore prej vitit 1932 deri në vitin 1969.

Në galerinë e QKR-së mund të vëreheshin vizatime dhe qeramika të periudhës së njohur “të kaltërt” dhe “rozë” dhe të tjerat janë grafike kryesisht të nënshkruara me dorë nga autori i përmbledhjes së njohur të Volarit.

Veprat janë në pronësi të galerisë së njohur “Viskont” nga Lubjana. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 mars. Bëhet fjalë për një ngjarje kulti, gjë e rrallë në këto hapësira. Sipas drejtorit të QKR-së, Zllatko Stevkovski me këtë theksohet rëndësia e këtyre ngjarjeve në mjedise si Maqedonia.

Gjenden komplete të grafikëve origjinalë, të vendosura në tre harta, të cilat sot paraqesin vepra të rralla.

Producent i ekspozitës është Mihajlo Nestoroviq, ndërsa veprat janë në pronësi të Zhiva Shkodlar Vuiq dhe Llazar Vuiq nga galeria “Viskonti” në Lubjanë, Slloveni.

Pablo Picasso krijoi një nga opuset më të mëdha grafike, i cili ndoshta nuk ka konkurrent në mesin e artistëve të shekullit të 20-të. Në periudha të caktuara të jetës së tij, të dhënat grafike në pllaka ose gur litografik ndërlidhen si në ditar. Është e njohur se si një krijues i pandalshëm, Picasso ka dashur vazhdimisht të ndryshojë dhe të kërcejë prej një teknike në tjetër, nga vizatimi në pikturim, nga grafika e formësimit të sendeve dhe skulpturave.

Realizimi i ekspozitës në aspektin financiar është mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Ekspozita do të hapet prej sot deri më 16 mars. Hyrja për vizitorët të cilët do të duan ta shohin ekspozitën do të jetë falas.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *