Home / Kryesoret / Në Universitetin e Tetovës u mbajt ligjërata me temë “Bashkëpunimi i universiteteve amerikane me kompanitë private amerikane”

Në Universitetin e Tetovës u mbajt ligjërata me temë “Bashkëpunimi i universiteteve amerikane me kompanitë private amerikane”

Profesori Anthony Preston, ligjërues në Universitetin “Northern Illinois” të Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit Ekonomik mbajti një ligjëratë me temë: “Bashkëpunimi i universiteteve amerikane me kompanitë private amerikane”. Profesori në fjalë, Anthony Preson është ligjërues në Fakultetin e Biznesit të Northern Illinois University, ndërsa paraprakisht ka qenë i angazhuar edhe në sektorin privat. Ai rëndësi të veçantë i kushtoi partneriteti të krijuar mes sektorit privat amerikan dhe universiteteve në SHBA, ku dha një pasqyrë të qartë për vartësinë e universiteteve në Amerikë që kanë nga sektori privat, ngase edhe vetë ka pasur përvojë të dyfishtë edhe në sferën e biznesit, por edhe në atë akademike.

Ai tha se, edhe pse Universiteti Northern Illinois është me karakter publik, fondet i mbledh më shumë nga sektori privat. Përmes kësaj ligjërate, ai kishte për qëllim që të sqarojë modelin amerikan të kompanive private, të cilat i mbështesin universitetet, duke shtuar se edhe në Maqedoni duhet të funksionojë ky model që të nxiten kompanitë private për të financuar aktivitete dhe evenimente të ndryshme në fakultete të caktuara në Universitetin e Tetovës.

lexo edhe:  Ja çka thotë avokati Naser Raufi pas përfundimit të seancës së rastit “Lagjia e Trimave”

Sipas tij, bashkëpunimi në mes të universiteteve dhe sektorit privat në Amerikë, ka qëllime dhe dobi të dyfishta. “Nga ana akademike, arrihen të financohen projekte të cilat qeveria nuk ka interes t’i financojë, ndërsa nga ana komerciale, domethënë ajo e biznesit, kompanitë me anë të financimit lirohen nga taksat dhe përfitojnë nga reklamat, sepse çdo aktivitet që ndodh ndiqet nga televizioni nacional, dhe efektet pozitive në komunitet e rritin humanizmin dhe ulin varfërinë”, tha profesori Anthony Preston.

Ai, po ashtu tha se për dallim nga vendi i juaj, amerikanët e paguajnë idenë dhe jo prodhuesin, sepse 90% e prodhimeve vendore të licencuara nga SHBA prodhohen në Kinë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *