Home / Kryesoret / “Nëna dhe Fëmija” reagon pas paralajmërimeve për hapjen e “Jugohrom”-it

“Nëna dhe Fëmija” reagon pas paralajmërimeve për hapjen e “Jugohrom”-it

Pas informacioneve për rihapjen e kombinatit Jugohrom sipas paralajmërimit edhe nga vetë udhëheqësia e këtij kombinati, Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” ka shpehur indinjatë të thellë rreth këtij vendimi duke e pasur parasyshë që kjo fabrikë do të rihapet pa instalimin e filtrave ekologjik të shumëpritur, me çka do të parandalohej emetimi i pluhurit në sasi deri në 30 ton në ditë, në nënqiellin Tetovar.

Me matjet e bëra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor gjatë muajve janar dhe shkurt, përfundimisht u pa që Tetova ka ajër më të pastër për rreth 40%. Kjo përbën një provokim të rëndë që i bëhet qytetit të Tetovës, ku abonimi për ditë me ajër më të pastër po skadon me 1 mars. U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore që mos lejojnë rihapjen e këtij helmuesi pa mos i plotësuar standardet ekologjike, në të kundërtën ato do të bartin përgjegjësitë ligjore për pasojat e shkaktuara. Ne nënat duam që fëmijet tanë të rriten në ambient të pastër, në ambiente me gjelbërime, në shkolla e spitale me kushte normale, në rrugë pa pluhur e me transport publik. Organet shtetërore në vend që të angazhohen për një mirëqenie të qytetarëve, ata na shpifin probleme të paqena, keqpërdorin simbolet etnike e fetare për ta defokusuar opinionin nga problemet e përditshme dhe paaftësinë e tyre për ti zgjidhur ato. Në këtë kontekst shtrojmë pyetje edhe komunës së Tetovës, a do të thotë që do i mbyllni shkollat përsëri tani kur ndotja do të arrijë nivelet alarmante, në pamundësi për të detyruar ndotësin kryesor të instalojë filtrate ekologik, duke e ditur që puna e kombinatit Jugohrom pa filtrat e duhur do e ndikojë dukshëm cilësinë e ajrit që ne thithim.
Çdo masë që po ndërmerret përsëri dëmton qytetarët në një mënyrë apo tjetër mirëpo kurrë nuk u ndërmorrë asgjë në adresë të fajtorëve që po e shkaktojnë ndotjen në Tetovë andaj iritimi jonë si nëna dhe si qytetare të komunës së Tetovës nuk na lejon të qëndrojmë indiferent dhe symbullur ndaj padrejtësisë më të madhe që na bëhet, me cenim të së drejtës për ajër të pastër.

Qëndrimet tona si dhe reagimi ynë është i mbështetur fuqishëm nga qytetarët e komunës tone, të dhëna të bazuara në anketimin që po realizohet nga Lëvizja Nëna dhe fëmija me opinionin publik, rezultatet e së cilës do të publikohen në tërësi, pasi anketimi të shpallet i mbyllur..

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *