Home / Kryesoret / Nëntë seanca dëgjimore për 50 ditë

Nëntë seanca dëgjimore për 50 ditë

Gjykata dëshiron që në mënyrë të shpejtë të udhëheq rastin ‘Lagja e Trimave’ për të cilin akuzohen 29 persona. Deri në fund të marsit janë caktuar nëntë seanca, ndërsa e para është caktuar për nesër. Edhe pse agjenda është e ngjeshur, ekspertët juridik presin që procesi gjyqësor të zgjasë. Ata presin që gjatë gjykimit të zbulohen shumë lojëra të prapaskenave që u paraprinë ngjarjeve të Kumanovës.Në fazën e parë të nëntë seancave prokuroria do të shpjegojë argumentet e saj mbi të cilat e bazon akuzën. Më pas mbrojtja do ti paraqesë kundër argumentet në favor të të akuzuarve. Sipas juristwve ky rast duhet të kalojë në kompetencë të Prokurorisë Speciale. Nëse shpallen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen, atëherë të akuzuarit do të përballen me dënime nga tetë vjet deri në burgim të përjetshëm. Mbrojtja pohon se nuk bëhet fjalë për terrorizëm, por se me rastin ‘Lagja e Trimave’ ndokush është përpjekur ta shpërqendrojë vëmendjen nga “bombat” e LSDM-së.Prokuroria pohon se ka dëshmi për 29 të akuzuarit se janë fajtor për veprën penale “terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”.Të akuzuarit e mohojnë këtë dhe u deklaruan të pafajshëm. Në seancën e parë prokurori Naum Panovski shkurtimisht shpjegoi aktakuzën.Sipas dëshmive të hetimit, grupi para- ushtarak ka qenë i ndarë në tre nivele hierarkike. Në nivelin e parë ka qenë struktura e komandës, në nivelin e dytë logjistika dhe në të tretin anëtarë të organizatës. Në kryesinë e grupit kanë qenë shtetas të Kosovës ndërsa logjistikën e kanë përbërë shtetas të Maqedonisë. Sipas akuzës, para ngjarjeve të Kumanovës më 21 prill grupi e ka sulmuar stacionin policor në Gushincë dhe prej atje është marrë sasia e madhe e armatimit dhe më pas sulmuesit e maskuar kanë ikur në Kosovë. Prokurori nuk shpjegoi se si pastaj të akuzuarit janë kthyer në Maqedoni dhe cili ka qenë motivi i tyre, por vetëm e përshkroi atë çfarë ndodhi natën mes 8 dhe 9 majit.Në fillim të gjykimit mbrojtja kërkoi që seanca të mos mbahet, pasi avokatët kanë dorëzuar kërkesë deri te Këshilli i Prokurorëve Publik për përjashtimin e Prokurorisë themelore publike ndërsa rastin ta merr përsipër prokurorja speciale Katia Janeva.Por, Këshilli gjyqësor refuzoi kërkesën me sqarimin se deri më tani nuk ka vendim që rasti Lagja e Trimave të kaloj te prokuroria speciale.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *