Home / Lajme / Botë / Nëse Rusia sulmon, mos thirrni NATO-në

Nëse Rusia sulmon, mos thirrni NATO-në

Turqia po ballafaqohet me ankthin strategjik, bombat ekspodojnë në qytetet gjatë gjithë vendit, armiqët kërcënojnë kufijtë e saj, ndërsa Rexhep Tajib Erdogani gati sa nuk ka hy në luftë me të gjithë. Kështu gazeta amerikane “Washington Post” vlerëson pozitën në të cilin sot gjendet Turqia, duke theksuar se tek pason periudha e vështirë. Para katër vitesh Turqia ka zënë pozitën e fituesit më të madh të “Pranverës arabe”, e në sytë e Perëndimit ishte”shembull se si rajoni do të duhej të ishte”. Por vetëm katër vite dhe një luftë në fqinjësi ishin të mjaftueshme që pozita e Turqisë të përmbyset. Duke pranuar kushtet e armëpushimit në Siri me Rusinë, SHBA-të treguan se NATO-ja nuk do të përkrah Ankarën, ka thënë ish diplomati amerikan Xhim Xhatras. Ai ka cek se nuk është i bindur se ky armëpushim do të zgjas.”Nuk jam i bindur, por është opconi më i mirë që aktualisht e kemi. Kjo do të ishte e pamundun po të mos ishin sulmet ajrore ruse në Siri dhe sukseset të cilët i ka arrit ushtria siriane me ndihmën e përkrahjes ajrore ruse i kan sjell në pozitë shumë të rëndë grupet e ndryshme teroriste të cilët I përkrahnin Arabia Saudite dhe Turqia dhe të jemi të sinqertë edhe SHBA-ja. Xhatrasi ka cek se mbetet të shihet a do të vijë gjer te marrëveshja në mes dy vendeve se kush do të mund të konsiderohet grup terrorist dhe cilat grupe do të përfshihen në marrëveshje.

“Në rast se shihni marrëveshjen, ai nuk përmend në mënyrë specifike Turqinë apo Arabinë Saudite, edhe pse do të mund të përfshihen”në koalicionin amerikan”, e pikërisht nuk janë edhe pjesë e tij. Turqia me të vërtet është e shqetësuar për shkak të Kurdëve dhe përkrahin disa grupe teroriste në Siri. Mendoj se kjo marrëveshje ka të bëjë me Rusinë dhe SHBA-të për shkak se Turqia dhe Arabia Saudite gjatë disa javëve të kaluar bënë zhurmë me dërgimin e trupave tokësore në Siri”, ka cek Xhatrasi. Ish diplomati amerikan konsideron se implementimi i armëpushimit do të jetë shumë i vështirë.”Nëse Turqia vendos që të dërgojë trupa në Siri, kjo do jetë ilegale. Washingtoni ka bërë të qartë Ankarasë se do të jenë të vetmuar në rast se dërgojnë trupa, si dhe Rusët i godasin, mos të presin se NATO-ja do të i shpëtojë”, ka theksuar ish diplomati amerikan.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *