Home / Kryesoret / Nesër nis gjykimi për ngjarjet në ‘Lagjen e trimave’

Nesër nis gjykimi për ngjarjet në ‘Lagjen e trimave’

Nesër fillon gjykimi për ngjarjet e Kumanovës që u zhvilluan me 9 dhe 10 maj, ku nga përleshja mes grupit të armatosur dhe forcave policore jetën humbën 8 pjesëtarë të MPB-së dhe 10 persona nga grupi.

Nesër në bankën e të akuzuarve pritet të ulen 29 persona, shumica prej tyre nga Kosova por edhe nga Maqedonia. Sipas fakteve të njohura deri më tani, Prokuroria Publike të gjithë i ngarkon për terrorizëm. Në bazë të kësaj pritet që prokurori kompetent të dëshmojë tezën se personat kanë planifikuar një seri sulmesh terroriste në territorin e RM-së.

Sipas prokurorisë grupi i njëjtë ka marrë pjesë edhe në sulmin e karakollit në Gushincë. Nga ana tjetër pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm, avokatja Artene Ademi-Iseni madje u ankua për torturë dhe dhunë ndaj të akuzuarve gjatë transportimit të tyre nga burgu deri në Gjykatë.

Në përgjithësi, pala mbrojtëse deri më tani kërkonte lëndën ta merr Prokurorja speciale Katica Janeva pasi sipas tyre ngjarjet kanë prapavijë tjetër nga ajo që përfaqëson Prokuroria publike e RM-së. Se të akuzuarit kanë qenë lëndë e sjelljes së dhunshme e konfirmoi edhe Avokati i Popullit.

Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Një pjesë e të cilëve janë në paraburgim të akuzuar si bashkëpunëtorë.

Nga të gjithë të arrestuarit për rastin Lagja e Trimave, Prokuroria publike e RM-së nuk ngriti aktakuzë vetëm për një person. Pas pesë muajve të kaluar në paraburgim, u la i lirë vetëm polici Afrim Sulejmani. Për të gjithë të akuzuarit e tjerë, Gjykata pranoi të gjitha provat që i dorëzoi Prokuroria publike.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *