Home / Kryesoret / Nesër vlerësimi se a janë përmbushur kushtet për zgjedhje të parakohshme më 24 prill

Nesër vlerësimi se a janë përmbushur kushtet për zgjedhje të parakohshme më 24 prill

Ambasadori i Bashkimit Europian dhe ai i SHBA-ve Aivo Orav dhe Xhes Bejli nesër pasdite do të bëjnë të ditur vlerësimin e faktorit ndërkombëtar nëse vendi ka arritur të përmbushë kushtet për zgjedhje të parakohshme më 24 prill.

Mësohet se euroambasadori Aivo Orav ndodhet në Bruksel për të konkretizuar raportin i cili nesër do të kumtohet përmes një njoftimi për shtyp.

Dy ditë më parë, ambasadorët Orav dhe Bejli ishin në takime intensive me Komisionin Shtetëror Zgjedhor nga ku paralajmëruan se do të bëhet finalizimi i raporti me vlerësimet e tyre. Sipas ambasadorëve, tre pikat kyçe në të cilat do të bazohet vlerësimi janë Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe listat zgjedhore, ekipimi i KSHZ-së dhe pastrimi i listës zgjedhore. Çështja e dytë janë mediat, raportimi i balancuar i mediave dhe marrëveshja e 4 partive rreth mediave dhe çështja e tretë; ndarja e shtetit nga partia, presioni dhe ndërhyrja.

Ambasadorët gjatë ditëve të kaluara nuk kanë komentuar nëse raporti do të jetë pozitiv apo negativ, ndërkohë që thanë se si do të veprohet pas raportit, do të varet nga partitë politike në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *