Home / Lajme / Botë / “Ninxhat palestinezë me shpata kundër realitetit të hidhur”
GAZË (AA) - Një grup të rinjsh palestinezë nga Beyt Lahya në Gazë kanë gjetur prehje në shkathtësinë e lashtë japoneze "ninjutsu" për të zhvendosur sado pak mendjen nga realiteti i hidhur dhe jeta e vështirë. ( Mustafa Hassona - Anadolu Ajansı )

“Ninxhat palestinezë me shpata kundër realitetit të hidhur”

Një grup të rinjsh palestinezë nga Beyt Lahya në Gazë kanë gjetur prehje në shkathtësinë e lashtë japoneze “ninjutsu” për të zhvendosur sado pak mendjen nga realiteti i hidhur dhe jeta e vështirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Palstinezët e rinj kalojnë kohën të veshur me kostumet e ninxhave ndërsa në duart e tyre mbajnë shpatat e luftëtarëve të lashtë japonezë, ndërkohë që ndërtesat e rrënuara u shërbejnë atyre si poligon për stëvitje dhe për demonstrim të aftësive të tyre.

Shekulli i 15-të paraqet shfaqjen e parë të ninxhave në dokumentet e shkuara, dhe kjo ka ndodhur gjatë periudhës së Japonisë feudale, në të cilën këta luftëtarë përshkruhen si organizatë ushtarake që vepron në rajonet Iga dhe Koga në pjesën qendrore të vendit.

Ninjutsu ndryshe njihet si ninpo ose shinobijutsu, art luftarak dhe strategji e të luftuarit jokonvencional dhe gueril, mënurë e praktikuar nga luftëtarët të njohur me emrin ninxha.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *