Home / Kryesoret / Nishani nesër vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë
TIRANË (AA) – Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, do të realizojë nesër një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë. Konfirmimi për Anadolu Agency (AA) për këtë vizitë është bërë nga burimet zyrtare të Presidencës së Shqipërisë. ( Olsi Shehu - Anadolu Ajansı )

Nishani nesër vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, do të realizojë nesër një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë. Konfirmimi për Anadolu Agency (AA) për këtë vizitë është bërë nga burimet zyrtare të Presidencës së Shqipërisë.

Nishani do të pritet me një ceremoni zyrtare me nderime shtetërore, ndërsa më pas do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Bëhet e ditur se do të mbahet një takim i përbashkët i delegacioneve të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe Presidencës së Shqipërisë, ku më pas do të ketë një konferencë për shtyp nga kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç dhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Gjithashtu Nishani do të ketë takime edhe me zyrtarë të tjerë të vendit, si dhe me komunitetin shqiptar që jeton në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *