Home / Kryesoret / Nishani vizitë zyrtare në BeH, pritet me nderimet më të larta shtetërore
SARAJEVË (AA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, ku në Sarajevë do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të vendit. ( Samir Yordamoviç - Anadolu Ajansı )

Nishani vizitë zyrtare në BeH, pritet me nderimet më të larta shtetërore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, ku në Sarajevë do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të vendit.

Kreun i shtetit shqiptar me nderimet më të larta shtetërore para ndërtesës së Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës e ka pritur kryesuesi i Presidencës së BeH, Dragan Çoviç dhe anëtarët, Mladen Ivaniç dhe Bakir Izetbegoviç.

Gjatë vizitës njëditore do të mbahet një takim i përbashkët i delegacioneve të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe Presidencës së Shqipërisë, ku më pas do të ketë një konferencë për shtyp nga kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç dhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Gjithashtu Nishani do të ketë takime edhe me zyrtarë të tjerë të vendit, ndërsa në orët e pasdites ai do të organizojë një pritje për komunitetin shqiptar që jeton në BeH si dhe për miqtë e Shqipërisë në BeH.

Në një intervistë të dhënë për Anadolu Agency në nëntor të vitit të kaluar, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani theksoi rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e këtij rajoni, duke nënvizuar rëndësinë e Procesit të Berlinit i cili nisi me iniciativën e Gjermanisë.

Lidhur me këtë Nishani tha se “nuk e ndryshojmë dot vendndodhjen tonë, nuk e ndryshojmë dot vendin ku lindin dhe rriten fëmijët tanë, nuk e ndryshojmë dot vendin e gjeneratave të ardhshme. Ne jemi këtu në këtë rajon dhe do të jemi në këtë rajon, kështu që nëse kemi humbur në të shkuarën kjo nuk është justifikim që të vazhdojmë të mendojmë me të njëjtin mentalitet edhe për të ardhmen”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *