Home / Lajme / Botë / Obama: Rusia pjesëmarrëse në shkatërrimin e Sirisë

Obama: Rusia pjesëmarrëse në shkatërrimin e Sirisë

– Presidenti amerikan, Barack Obama, ka deklaruar se nuk ka iluzione se marrëveshja për “ndalimin e dhunës” në Siri do të sjellë paqe të qëndrueshme për këtë popull “zemërthyer”.

Duke folur në samitin e liderëve të ASEAN në Kaliforni, Obama tha se Rusia ishte “pjesëmarrëse në shkatërrimin e Sirisë”, dhe se atje do të mbetet e zhytur në “baltë të gjallë”.

Presidenti amerikan ka shtuar se pavarësisht pushtimeve të fundit të disa territoreve të marra nga forcat e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad të mbështetura nga sulmet ushtarake ruse, ende tre të katërtat e vendit mbeten nën kontrollin e forcave të tjera.

Administrata e Obamës të martën i bëri thirrje Rusinë që të respektojë marrëveshjen e “ndërprerjes së dhunës” në Siri, ndërsa Pentagoni tha se do të përgjigjet atje ku e sheh se ka shkelje.

Washingtoni dhe Moska javën e kaluar pas konferencës në Gjermani thanë se ndërprerja e dhunës në Siri do të fillojë më 19 shkurt.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *