Home / Kryesoret / Opozita sërish gaz lotsjellës, ndërpritet seanca

Opozita sërish gaz lotsjellës, ndërpritet seanca

Opozita sërish është duke hedhur gaz lotsjellës, ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kësaj here dha sërish pauzë për shkak të pamundësisë së vazhdimit të seancës në këto kushte.Kësaj here gazin lotsjellës e ka hedhur deputeti Rexhep Selimi.

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi tha se ky binom politik shkelës i Kushtetutës nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.

“Ne do të vazhdojmë në sallën plenare, dhuna e pushtetit dhe prezenca e madhe e policisë do të bëjnë që ne të izolohemi në sallën plenare dhe nuk do të na lejojnë të shkojnë në sallën lart. Improvizimeve u ka ardhur fundi”, tha Kadaj-Bujupi.

Haradinaj: Ky regjim s’mund të vazhdojë të punoj mëLideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha regjimi është i shkarkuar dhe mbajtja e seancave nuk ka logjikë më.

“Ky regjim është i shkarkuar dhe s’mund të vazhdoj të punoj më”, tha Haradinaj.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *