Home / Kryesoret / Orav: 19 mars, vlerësimi nëse Maqedonia është gati për zgjedhje

Orav: 19 mars, vlerësimi nëse Maqedonia është gati për zgjedhje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Avio Orav, gjatë një konference të mbajtur sot për IPA fondet ka thënë se më 19 mars do të dalin me vlerësimin e procesit nëse Maqedonia do të jetë e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, ose jo.

Nga ana tjetër ai nuk ka konfirmuar asnjë lajm rreth ardhjes së mundshme të eurokomisionerit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.

Orav nuk ka thënë asgjë nëse ndodh që zgjedhjet të shtyhen, për arsye se çdo gjë varet nga partitë politike. Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare është gjithmonë e gatshme ta mbështes Maqedoninë nëse partitë politikë e kërkojnë këtë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *