Home / Kryesoret / Osmani: Detyra jonë është që ta vazhdojmë agjendën tonë për Integrim, Barazi dhe Zhvillim

Osmani: Detyra jonë është që ta vazhdojmë agjendën tonë për Integrim, Barazi dhe Zhvillim

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani shpreh habinë e tij më mënyrën se si kundërshtarët politik e kundërshtojnë veprimtarinë politike të Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas Osmanit, është e habitshme se si nxirren aq lehtë etiketa të ndryshme gjatë veprimtarisë politike të BDI-së, transmeton zhurnal.mk

“Kur tentojmë në mënyrë institucionale ( pa e prishur rehatinë e qytetarëve ) t`i zbrapsim provokimet, na akuzojnë për servilizëm dhe kapje nga pushteti.

Kur ju kundërvihemi zëshëm provokimeve, na akuzojnë për inskenim krize.

Thjesht, kundërshtarët politik nuk do gjejnë arsye dhe mjete për t`ju kundërshtuar.

Në fund të fundit, ajo është detyra e tyre. Por, edhe detyra jonë është mos të de fokusohemi dhe të vazhdojmë agjendën tonë që e kemi amanet nga votuesit për Integrim, Barazi dhe Zhvillim dhe ta bëjmë atë me nder!”, shkroi Bujar Osmani në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *