Home / Kryesoret / Ostreni zgjidhet kryetar i Unitetit

Ostreni zgjidhet kryetar i Unitetit

Në kongresin e parë të “Uniteti-t”, parti kjo e themeluar nga ish ushtarët e UÇK-së, të kryesuar nga Gëzim Ostreni zgjodhën strukturat më të larta të partisë. 540 delegatë miratuan organet legjitime, statutin dhe programin politik. Përmes votës unanime kryetar u zgjodh Gëzim Ostreni. Sipas Ostrenit ‘UNITETI’ nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pa u pastruar Lista Zgjedhore dhe pa përfunduar reformat në fushën e mediave.

“Partitë shqiptare edhe pse gjithmonë hyjnë në koalicion me partitë maqedonase, ato duan të krijojnë përshtypje se nuk e kanë bërë këtë dhe duan të reflektojnë si të pavarura edhe pse të gjithë e dinë se ato vetë nuk mund të bëjnë asnjë ndryshim pa vullnetin e mirë të partive maqedonase. Partitë shqiptare presin të janë të ftuara për koalicion bile edhe kërkojnë përgjegjësi nga pala maqedonase nëse nuk i ka ofruar për koalicion edhe pse janë pala fituese në zgjedhjet nga pala shqiptare, duke u thirrur në të drejtën për përcaktim nga votat e votuesve shqiptarë dhe jo, duke u bazuar në ngjashmërinë e programit zgjedhor dhe afatgjatë dhe në të drejtën e përcaktuar me Kushtetutë dhe ligje”, deklaroi Gëzim Ostreni, kryetar i ‘Uniteti-t’.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *