Home / Lajme / Kronika e zezë / Padi për profesorin e USHT-së që jepte para me fajde

Padi për profesorin e USHT-së që jepte para me fajde

Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë, ka ngritur kallxim penal ndaj 53 vjeçarit B.T nga Shkupi, i punësuar si profesorë i edukatës fizike në Universitetin e Tetovës, për shkak të dyshimeve të kryerjes së veprës penale “detyrim me forcë” dhe “fajde”. Më 7 dhjetorë të vitit 2009, profesori në fjalë të dëmtuarit R.I 56 vjeçarë nga Tetova i ka dhënë hua një shumë në vlerë prej 12 mijë euro, dhe kanë nënshkruar marrëveshje me shkrim se në periudhë prej një viti duhet t`i kthejë 18 mijë euro.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendëshme pas kësaj, pasi që i dëmtuari nuk ka mundur tia kthejë paratë në afatin e paraparë, ka marrë edhe kërcënime për jetën e tij dhe të personave të familjes deri më 14 prill të vitit 2014, kur profesori në fjalë e ka ftuar atë në hapësirat e Universitetit të Tetovës dhe me ndihmën e dy personave të tjerë të panjohur e ka detyruar të nënshkruajë marrëveshje se i ka borxh gjithsejt 58 mijë euro, informoi Ministria e Punëve të Brendëshme.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *