Home / Lajme / Botë / Papa për trafikantët e drogës në Meksikë: Nuk ka dialog me djallin
ECATEPEC (AA) - Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, u bëri thirrje qytetarëve të Meksikës të shndërrojnë shtetin e tyre në vend të premtuar nga i cili nuk do të ketë nevojë të emigrohet, dhe të punohet në mënyrë që të mos ketë varfëri dhe mjerim. ( Manuel Velasquez - Anadolu Ajansı )

Papa për trafikantët e drogës në Meksikë: Nuk ka dialog me djallin

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, u bëri thirrje qytetarëve të Meksikës të shndërrojnë shtetin e tyre në vend të premtuar nga i cili nuk do të ketë nevojë të emigrohet, dhe të punohet në mënyrë që të mos ketë varfëri dhe mjerim, shkruan Anadolu Agency (AA).

Papa i bëri këto thirrje gjatë një meshe në Meksikë në të cilën ishin të pranishëm rreth 300.000 besimtarë katolik, më konkretisht në Ecatepeka, që është paralagje e kryeqytetit meksikan, ku dhuna, tregtia me drogën, vrasjet dhe rrëmbimet janë pjesë e jetës së përditshme.

“Me djallin nuk ka dialog . Vetëm fuqia e Zotit mund të ngadhënjejë” tha kreu i Kishës Katolike.

Ai vizitoi Meksikën me porosinë inkurajuese për banorët e zonës ku shkalla e vrasjeve, sidomos e femrave është aq e lartë sa që vitin e kaluar qeveria u detyrua të bëjë një paralajmërim special.

“Ai erdhi në Ecapepek sepse kemi nevojë për të. Janë shtuar rrëmbimet, vjedhjet, dhe droga, ndërsa ai na sjellë rahati” tha banorja e qytetit Ignacia Godinez.

Në lutjen e tij të fundit, kreu i Vatikanit u bëri thirrje meksikanëve të shndërrojnë shtetin e tyre në vend të shpresës, nga i cili nuk do të ketë nevojë të emigrohet, të punohet, ndërsa varfëria dhe mjerimi të jenë të rralla, si dhe të mos vajtohet për burrat, gratë dhe fëmijët të cilët bien preh e tregtarëve të vdekjes.

Me 1,6 milionë banorët e tij, qyteti Ecatepek është shndërruar në vend ku tregtarët e drogës zotërojnë vendin i cili njihet për varfëri, papunësi, dhe mungesë të ligjit.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *