Home / Lajme / Botë / Papua Guinea e Re, vriten 11 të burgosur gjatë trazirave në një burg
XHAKARTË (AA) - Në trazirat në një burg të qytetit Lae në shtetin Papua Guinea e Re, humbën jetën 11 të burgosur. ( Emine Dalfidan - Anadolu Ajansı )

Papua Guinea e Re, vriten 11 të burgosur gjatë trazirave në një burg

Në trazirat në një burg të qytetit Lae në shtetin Papua Guinea e Re, humbën jetën 11 të burgosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e faqes “Channelnewsasia”, theksohet se në burgun Buimo të qytetit të dytë më të madh në vend kanë nisur trazira pasi që më shumë se 30 të burgosur kanë sulmuar dy gardianë.

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e forcave të sigurisë për të ndaluar trazirat, kanë humbur jetën 11 të burgosur ndërsa 17 të tjerë janë plagosur.

Në të njëjtin burg edhe në vitin 2009 ka patur trazira, kur 73 të burgosur janë kapur në përpjekje për të ikur.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *