Home / Lajme / Botë / Pekini zyrtar mohon vendosjen e sistemit raketor në Detin e Kinës Jugore
PEKIN (AA) - Kina ka mohuar informacionet për vendosjen e raketave kundërajrore në një nga ishujt kontestues në Detin e Kinës Jugore. Pas takimit me ministren australiane të Punëve të Jashtme, Julie Bishop, shefi i diplomacisë kineze, Wang Yi mohoi informacionet se Pekini ka ndërtuar sistem raketor në ishullin Woody që janë pjesë e ishujve Paracel. “Mediat perëndimore gënjejnë”, tha Yi duke ftuar mediat që në vend të tyre të përqendrohen në, siç theksoi, ofrimin kinez të shërbimeve publike në këtë rajon. ( Mehmet Kaman - Anadolu Ajansı )

Pekini zyrtar mohon vendosjen e sistemit raketor në Detin e Kinës Jugore

Kina ka mohuar informacionet për vendosjen e raketave kundërajrore në një nga ishujt kontestues në Detin e Kinës Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me ministren australiane të Punëve të Jashtme, Julie Bishop, shefi i diplomacisë kineze, Wang Yi mohoi informacionet se Pekini ka ndërtuar sistem raketor në ishullin Woody që janë pjesë e ishujve Paracel. “Mediat perëndimore gënjejnë”, tha Yi duke ftuar mediat që në vend të tyre të përqendrohen në, siç theksoi, ofrimin kinez të shërbimeve publike në këtë rajon.

“Kina është vend kryesues i cili ofron shërbime infrastrukturore në Detin e Kinës Jugore”, nënvizoi ai. Siç transmetojnë mediat amerikane, Kina është duke ndërtuar ishull të ri në detin kontestues duke hedhur rërë në shkëmbinj, ndërsa më pas të vendosin pista dhe objekte ushtarake.

Kjo konsiderohet se Pekini tenton të përvetësojë praktikisht tërë Detin e Kinës Jugore dhe resurset e tij, që ka çuar disa nga fqinjët kinezë të afrohen me SHBA-të.

Të martën nga Pentagoni u theksua se posedojnë dëshmi se ushtria kineze ka vendosur raketa në ishujt kontestues, që sot në mëngjes me anë të kumtesës konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Tajvanit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga tetori i vitit të kaluar kanë vendosur dy anije luftarake afër ishujve artificial që i ka ndërtuar Kina në Detin e Kinës Jugore, në emër parimit të lundrimit të lirë, që Pekini zyrtar e quajti provokim. Tajvani dhe Kina pohojnë të drejtën e thuajse 3.5 milionë kilometrave katror sipërfaqe të këtij deti dhe ishujve Paracel.

Filipinet dhe Vietnami kanë përvetësuar një pjesë të madhe të territorit, ndërsa Brunei dhe Malajzia pohojnë se u takojnë pjesë të vogla.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *