Home / Lajme / Maqedoni / Për shtatë ditë në Maqedoni raportohen 5041 raste të gripit

Për shtatë ditë në Maqedoni raportohen 5041 raste të gripit

Gjatë javës së shtatë të vitit 2016 (15.02 – 21.02.2016), në Republikën e Maqedonisë prej 30 njësive raportuese janë raportuar 5.041 raste të gripit me incidencë prej 243,6 në 100.000 banorë, që është për 19,2% më shumë se javën e kaluar. Numri i të sëmurëve gjatë kësaj jave është për 2,4 herë më i madh se në të njëjtën periudhë sezonin e kaluar dhe për 81,4% krahasuar me kurbën sezonale tipike për 5 sezonet e fundit.

Në javën e shtatë të vitit 2016 numri më i madh i të sëmurëve (n=2.824) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet ndërsa incidencë më e lartë prej 683,1 në 100.000 banorë tek fëmijët e moshave shkollore nga 5-14 vjet dhe te fëmijët nga 0-4 vjet është regjistruar një incidencë prej 281,4/100.000.

Numri më i madh i të sëmurëve gjatë kësaj jave (1126) janë regjistruar në territorin e QSHP Strumicë, thuhet në kumtesën e Sektorit për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *