Home / Kryesoret / Për tre muaj infektohen mbi 3.600 persona nga virusi Zika

Për tre muaj infektohen mbi 3.600 persona nga virusi Zika

Qeveria e Hondurasit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pasi u konstatua se nga ky virus janë infektuar 3.649 persona për më pak se tre muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky vendim u mor vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbrëmë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme globale për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit Zika, i cili transmetohet nga mushkonjat.

Ministri i Shëndetësisë Yolan Batres apeloi popullin e këtij vendi që sa më shpejtë të jetë e mundur të pastrojnë shtëpitë dhe lagjet ku jetojnë dhe të largojnë kontejnerët e hapur me ujë ku mund të strehohen mushkonjat e rrezikshme Aedes aegypti, e cila transmeton virusin Zika.

Qeveria e Hondurasit ka aktivizuar sistemin kombëtar të mbrojtjes për të koordinuar masat parandaluese kundër virusit Zika.

Mijëra mësues, nxënës, prindër dhe punonjës publikë nisën të pastrojnë zonën përreth ndërtesave shkollore në këtë vend të Amerikës Qendrore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *