Home / Lajme / Botë / Përmes albumit panoramik paraqet ndryshimin e Mekës në një dekadë
STAMBOLL (AA) – Fotografi turk, Orhan Durgut (foto) ka bërë një galeri të fotografive panoramike të qytetit saudit Mekës, me të cilën ka dashur të tregojë se sa ka ndryshuar ky qytet gjatë 10 viteve të fundit. ( Anadolu Ajansı - Erhan Elaldı )

Përmes albumit panoramik paraqet ndryshimin e Mekës në një dekadë

Fotografi turk, Orhan Durgut ka bërë një galeri të fotografive panoramike të qytetit saudit Mekës, me të cilën ka dashur të tregojë se sa ka ndryshuar ky qytet gjatë 10 viteve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për albumin “Panorama Mekka” në të cilin ky fotograf punoi në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2016. Durgut, i cili ka ekspozuar fotografitë në mbi 40 vende, në një intervistë për AA tha se para 11 viteve është shpërngulur në Arabinë Saudite, me qëllim të fotografimit të qytetit të Mekës.

“Mora leje nga administrate e qytetit dhe fillova të punoj. Kam fluturuar edhe me helikopter ushtarak për të bërë fotografi nga ajri”, tha Durgut.

Ai theksoi se nuk e di nëse dikush më herët ka bërë album të fotografive panoramike të Mekës, se bëhet fjalë për punën e parë të këtij lloji në botë. Ai shtoi se albumi i tij përmban edhe informacione dhe përshkrim të caktuar të Mekës, ndërsa është publikuar në gjuhën arabe, turke dhe angleze.

“Në fillim të albumit gjenden fotografi të Mekës nga viti 1790 dhe 1890, për të parë njerëzit se sa vërtetë ka ndryshuar ky qytet”, tha Durgut. Ai tha se gjatë qëndrimit në Mekë ka bërë rreth 100 mijë fotografi. Sipas tij, ajo që mund të vërehej, e që mund të shihet në fotografitë e tij, Meka është qytet që shumë shpejtë ka ndryshuar dhe është zhvilluar. Albumi përmban edhe fotografi të Mekës gjatë kryerjes së ritit fetar musliman të Haxhit, ku në këtë qytet qëndrojnë miliona njerëz.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *