Home / Kryesoret / Pesë muaj para zgjedhjeve, BDI mobilizohet me mbi 400 shtabe vendore

Pesë muaj para zgjedhjeve, BDI mobilizohet me mbi 400 shtabe vendore

Bashkimi Demokratik për Integrim është mobilizuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me synimin për të dalë fituese absolute në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Edhe pse zgjedhjet janë pas pesë muajve, kjo parti në gjithë territorin e vendit ka formuar rreth 40 shtabe komunale dhe mbi 400 shtabe vendore.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka ftuar mbështetësit e tij të mobilizohen për datën e pesë qershorit.

”Ky përvjetor i joni më 5 qershor do të jetë i veçantë sepse vjen në rrethana shumë sfiduese, prandaj ju ftoj të gjithë juve që të na gjej të përgatitur dhe të bashkuar për ta vijuar rrugën dhe misionin tonë” është shprehur Ahmeti. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *