Home / Kryesoret / Petrov: Më sulmuan në mënyrë shtazore, në mesin e tyre edhe Beqir Asani

Petrov: Më sulmuan në mënyrë shtazore, në mesin e tyre edhe Beqir Asani

Pas sulmit të djeshëm mbi kryetarin e Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov, i cili u transferua në klinikën neurologji, sot gjendja e tij është stabile, informojnë nga klinika, transmeton Telegrafi.

Megjithatë Petrov edhe sot do të qëndrojnë në spital. MPB-ja sot njoftoi detaje të reja në lidhje me zgjidhjen e çështjes, por deri më tani nuk ka arrestime. Petrov në deklaratën e dhënë nga Ministria e Brendshme tha se, dje ai u sulmua nga njerëz të afërt në degën e BDI-së-Çair, duke përfshirë në sulmin ndaj tij edhe Beqir Asanin në restorant Kazabllanka. Situata është qetësuar, kur u shfaq kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.

Ngjarja ndodhi dje në shenjtërimin e vendit në Butel ku duhet të ndërtohet kryqi 50 metra. Një grup qytetarësh të udhëhequr nga zyrtarë të partisë BDI-së dje u përpoqën të parandalojnë këtë ceremoni përmes protestave, por grupi u ndalua me qëllim nga policis.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *