Home / Lajme / Botë / PKK i ka shkaktuar dëm prej 100 milionë dollarësh Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut
ERBIL (AA) - Zëdhënësi i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut Sefin Dizayi bëri të ditur se që nga 17 shkurti e deri më tani linja e tubacionit Kerkuk-Yumurtalik nuk është në funksion. "Ne konsiderojmë se PKK-ja është përgjegjëse për sulmet. PKK-ja edhe më parë ka kryer sulme ndaj kësaj linje të tubacionit dhe i ka marrë përsipër sulmet", deklaroi Dizayi (foto). ( Hamit Hüseyin - Anadolu Ajansı )

PKK i ka shkaktuar dëm prej 100 milionë dollarësh Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut

Zëdhënësi i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut Sefin Dizayi bëri të ditur se që nga 17 shkurti e deri më tani linja e tubacionit Kerkuk-Yumurtalik nuk është në funksion. “Ne konsiderojmë se PKK-ja është përgjegjëse për sulmet. PKK-ja edhe më parë ka kryer sulme ndaj kësaj linje të tubacionit dhe i ka marrë përsipër sulmet”, deklaroi Dizayi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në një deklaratë në faqen zyrtare të Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP) tha se për shpërthimin e tubacioneve të naftës të linjës Kerkuk-Yumurtalik përgjegjës e shohin organizatën terroriste PKK.

“Fatkeqësisht edhe më parë kjo është përsëritur me dhjetëra herë. PKK-ja disa ditë më parë bëri kërcënime në lidhje me marrëveshjen mes rajonit të Kurdistanit dhe Turqisë. Sidomos janë vënë në pah kërcënimet lidhur me tubacionin e gazit natyror. Kjo është një provë e hapur se PKK-ja është përgjegjëse për sulmin”, deklaroi Dizayi.

Ai vuri në dukje se Qeveria Rajonale Kurde e Irakut përfiton 380 milionë dollarë të ardhura në muaj nga eksportet e naftës. “Me këto të ardhura afërsisht 800 milionë dollarë përpiqemi të përballojmë pagat e punonjësve. Qëllimi parësor i qeverisë është një plan veprimi që të sigurojë pagat e punonjësve. Por fatkeqësisht shitja e naftës dhe të ardhurat e tjera të brendshme nuk janë të mjaftueshme për pagat e punonjësve”, tha ai.

Dizayi gjithashtu ka theksuar se zona përreth vendit të linjës së tubacionit të naftës të shpërthyer nga PKK-ja kufi të Turqisë është e minuar. “Gati një javë nuk mund të kryhen dërgesat e naftës. Dëmi i kësaj për këtë periudhë është afërsisht 100 milionë dollarë”, tha Dizayi.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *