Home / Kryesoret / Plotësuar:Ministrat dhe zv-ministrat e LSDM-së deponojnë dorëheqjet
Ministrat dhe zëvendësministrat shtesë të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) njoftuan sot për dorëheqjet e tyre nga postet qeveritare. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një prononcim për gazetarët tha se nëse mbetet në fuqi vendimi për shpërndarjen e Parlamentit i miratuar më 18 janar, kërkojnë që paraprakisht dorëheqjet të konstatohen. FOTO: Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ( Bekim Laci - Anadolu Ajansı )

Plotësuar:Ministrat dhe zv-ministrat e LSDM-së deponojnë dorëheqjet

Ministrat dhe zëvendësministrat shtesë të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) njoftuan sot për dorëheqjet e tyre nga postet qeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një prononcim për gazetarët tha se nëse mbetet në fuqi vendimi për shpërndarjen e Parlamentit i miratuar më 18 janar, kërkojnë që paraprakisht dorëheqjet të konstatohen.

“Në përputhje me marrëveshjen e Përzhinës, qeveria në të cilën marrim pjesë edhe ne, është formuar me qëllim të organizimit të zgjedhjeve fer dhe kredibël, pasi paraprakisht të realizohen të gjitha pikat e saj. Në Maqedoni nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve fer dhe demokratike më 24 prill. Kjo u konstatua edhe nga BE-ja dhe SHBA-të”, tha Spasovski, sipas të cilit pa pastrim të listës së zgjedhësve, dhe reforma për media të lira nuk mund të ketë zgjedhje.

“LSDM nuk do të alimentojë zgjedhje të parregullta, dhe jodemokratike të cilat i paralajmëron VMRO-DPMNE”, përfundoi Spasovski i cili nuk precizoi se çfarë do të ndodhë nëse deputetët anulojnë vendimin për shpërbërje të Parlamentit.

Rikujtojmë se në përputhje me marrëveshjen politike të Përzhinës, LSDM-së i takuan ministrat e Punëve të Brendshme dhe Punës e Politikës Sociale, si dhe tre zëvendës ministra, në kuadër të qeverisë për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, të cilat sipas marrëveshjes politike duheshte të mbahen më 24 prill.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *