Home / Kryesoret / Polemika të ashpra për Universitetin e ri “Damjan Gruev”,

Polemika të ashpra për Universitetin e ri “Damjan Gruev”,

Debati për themelimin e Universitetit për Mbrojtje dhe Siguri vazhdon të përcillet me polemika të ashpra mes oponentëve politikë. Nga PDSH-ja theksojnë se BDI-ja kontrabandon vullnetin e shqiptarëve përmes propozim-ligjit për themelimin e Universitetit për Siguri dhe Mbrojtje “Damjan Gruev” që sipas tyre në të vërtet është një institucion me koncepte të vjetruara dhe anakronike për kohën.

“Ky është kontrabandimi i drejtpërdrejt i vullnetit të shqiptarëve. Amandamentet e tona kanë të bëjnë me emërtimet pasi emërtimi është çështje e simbolikës e cila drejtpërdrejt na tregon se kush është pronari i këtij shteti, e dyte kërkojmë që gjuha shqipe të jetë gjuhë pune në këtë universitet”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

Ndërkohë gjatë debatit në Komisionin për Arsim kishte përplasje të ashpra verbale mes deputetëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Sipas deputetit të LSDM-së Goran Sugarevski universiteti i ri nuk do të kalojë pasi ai nuk është asgjë tjetër përveç një strofull ku do të shkolloheshin ushtarët partiak të partisë në pushtet.

“LSDM dhe opozita nuk do të lejojnë formimin e fakulteteve të reja qëllimi i të cilëve është strehimi i ushtarëve partiakë të VMRO-DPMNE-së. VMRO-ja edhe njëherë përmes kontrabandës po tenton të kalojë këtë vendim pa respektuar ligjet dhe procedurat në këtë shtet”, deklaroi Goran Sugarevski, LSDM.

“Prej kur provuan çdo lloj aktiviteti dhe kur provuan çdo lloj metode me qëllim që të iniciojnë zgjedhje të parakohshme, tash kur e morën një gjë të tillë, ata tani ikin nga ato. E njëjta po ndodh edhe me propozim-ligjin për formimin e një universiteti të ri”, tha Zoran Iljovski.

Kuvendi me 28 janar me shumicë votash mbështeti propozim-ligjin për themelimin e Universitetit për Siguri dhe Mbrojtje “Damjan Gruev”. Është paraparë që në kuadër të këtij universiteti të funksionojnë tetë fakultete të cilët do të nisnin me punë gjatë vitit akademik 2016-2017.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *