Home / Kryesoret / Policë sllovakë në kufirin Maqedoni-Greqi

Policë sllovakë në kufirin Maqedoni-Greqi

Me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë në vend arritën 25 anëtarë nga njësiti policor i Republikës së Sllovakisë, të cilët do të zbatojnë patrulla të përbashkëta me kolegët nga Maqedonia në kufirin Maqedoni-Greqi.

“Policët sllovakë do të zbatojnë aktivitete patrulluese të përbashkëta me kolegët nga Maqedonia në kufirin shtetëror me Greqinë, me qëllim të mbrojtjes së kufirit, luftës kundër kontrabandimit dhe ndihmës në menaxhimin me rrjedhën e emigrantëve. Policët sllovakë do të jenë të pajisur me tetë automjete të terrenit, kamera termale dhe pajisje për vëzhgim nate. Mandati i misionit policor sllovak do të jetë 30 ditë me mundësi për vazhdim”, kumtoi Ambasada Sllovake në Shkup.

Nga atje theksojnë se me dërgimin e 25 policëve, Sllovakia do të jetë kontribuesi më i madh për një kokë banori nga gjashtë vendet, të cilët dërguan forca të veta policore në kufirin Maqedoni-Greqi si shprehje e solidaritetit në zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *