Home / Kryesoret / Poposki: Maqedonia nuk do të lejojë të shndërrohet në “vend parkim për emigrantëve”
SHKUP (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki (L), pas takimit me homologun e tij çek, Lubomir Zaoralak (R), i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni, deklaroi se Maqedonia do t’ trajtojë refugjatët në mënyrë sa më njerëzore dhe do të përpiqet të sigurojë të gjitha nevojat e tyre, mirëpo nuk do të lejojë që “Maqedonia të transferohet në një vend parkim për emigrantët”. ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Poposki: Maqedonia nuk do të lejojë të shndërrohet në “vend parkim për emigrantëve”

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, pas takimit me homologun e tij çek, Lubomir Zaoralak, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni, deklaroi se Maqedonia do t’i trajtojë refugjatët në mënyrë sa më njerëzore dhe do të përpiqet të sigurojë të gjitha nevojat e tyre, mirëpo nuk do të lejojë që “Maqedonia të transferohet në një vend parkim për emigrantët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Poposki theksoi se pret që të gjitha vendet e prekura nga kriza migruese të marrin pjesën e përgjegjësive të tyre, siç tha ai, duke filluar nga Turqia ku ndodhen mbi 2 milionë refugjatë, pastaj edhe kufijtë e jashtëm të Shengetit, si Greqia, si dhe të gjitha vendet tjera që ndodhen në rrugën transitore ballkanike.

“Ne kërkojmë një zgjidhje në të cilën edhe Greqia do të jetë pjesë e saj. Greqia është fqinji ynë dhe nuk kemi interes që Greqia të përballet me ndonjë rrëmujë në të cilën nuk do të mund të zgjidh problemet. Mirëpo, ne nuk do të lejojmë të zbatohen vendime të njëanshme që do të jenë në dëmin tonë. Dëmi juaj do të ishte nëse Greqia do të shndërrohet në parking për emigrantët, por ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që Maqedonia të shndërrohet në parking për emigrantët. Para se gjithash kemi interasa ekonomike, turistike dhe të investimeve, të cilat janë të njëjta në të dy vendet dhe nuk kemi investuar aq energji në krijimin e besimit me Greqinë që tani të jemi në një pozitë të konfrontimit”, deklaroi ministri Poposki.

Në lidhje me krijimin e një lidhjeje hekurudhore për transportimin e refugjatëve nga Maqedonia drejtpërdrejtë për në vendet e Bashkimit Evropian, ministri Poposki tha ende nuk është ndërmarrë një vendim i tillë, ndërsa shtoi se ky është një vendim që duhet të vendoset nga të gjitha vendet e jo veç e veç nga vendet.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek, mbështeti deklaratën e homologut të tij maqedonas dhe përsëriti se të gjitha vendet e prekura nga kriza e refugjatëve duhet të angazhohen dhe t’i kryejnë detyrat e tyre për zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

“Republika Çeke ndihmon jo vetëm në ndihmë humanitare, por edhe dërgoi 27 pjesëtarë të policisë të cilët do të ndihmojnë në kufi. Njëjtë diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe për gjetjen e mundësive për të ndihmuar, sepse Çekia dëshiron të jetë një vend jo vetëm për të shikuar nga anash, por edhe të marrë pjesë në zgjidhjen e kësaj krize me të cilën përballemi. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me të gjitha vendet, pa marrë parasysh nëse janë apo jo pjesë e BE-së. BE-ja është një njësi e cila mund të funksionojë bashkërisht dhe e cila bashkërisht mund të zgjidhë të gjitha problemet me të cilat përballemi”, deklaroi ministri Zaoralek.

Shefat e diplomacive të të dy vendeve, përveç temës së refugjatëve biseduan edhe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Për të përshpejtuar procesin e integrimit shefat e diplomacive konstatuan që sa më shpejtë të zbatohen të gjitha pikat e marrëveshjes mes katër partive më të mëdha politike, si dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në kohë dhe në mënyrë demokratike.

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Grupit të Vishegradit dhe hapjen e ekspozitës lidhur me historinë e bashkëpunimit të vendeve nga katërshja e Vishegradit, shefi i diplomacisë çeke, Zaoralek, bashkë me homologun e tij maqedonas, Poposki, do të adresohen në Info Qendrën e BE-së, në të cilën do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e ekipit 27 anëtarësh të policisë çeke, të cilët nga 4 shkurti deri më 19 mars do të ndihmojnë në kufirin e Maqedonisë me Greqinë në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Grupi i Vishegradit, i përbërë nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovaka dhe i krujuar në vitin 1991, përfaqëson grupin e katër shteteve të Evropës Qendrore, me objektivin e integrimit të përbashkët euro-atlantik të katër shteteve, të cilët ia arritën qëllimit të hynë të gjithë bashkërisht në BEn dhe në NATO më 1 maj të vitit 2004.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *