Home / Kryesoret / Pranon fajësinë për vrasjet në Srebrenicë, dënohet me 10 vite burg

Pranon fajësinë për vrasjet në Srebrenicë, dënohet me 10 vite burg

Ish-pjesëtari i njësitit të Dhjetë të Zbulimit të Ushtrisë së entitetit të Republikës Srpska (VRS), Brano Gojkoviç, ka nënshkruar një marrëveshje me gjyqësorin serb duke pranuar fajësinë për vrasjet e qindra qytetarëve të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, për çka Gjykata e Lartë në Beograd e dënoi me dhjetë vite burgim, raporton Anadolu Agency.

Rrjeti për Gazetari Hulumtuese, BIRN, lajmëron se sipas marrëveshjes, Gojkoviç ishte njëri nga shtatë ish-anëtarët e njësitit të në fjalë, të cilët morën pjesë në vrasjen e qindra civilëve boshnjakë në fermën ushtarake Branjevë afër Zvornikut më 16 korrik të 1995.

Gjykata e BiH-së për këtë krim dënoi më herët Franc Kosin me 35 vjet burgim, Stanko Kojiçin me 32, Zoran Goronjan me 30, dhe Vlastimir Golijanin me 15 vjet burg.
Më herët gjykata dënoi edhe Marko Boshkiçin dhe Drazhen Erdemoviçin, të cilët pas pranimit të fajit u dënuan me dhjetë dhe pesë vite burg.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *