Home / Kryesoret / Preca takon Nishanin: Malta mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
TIRANË (AA) - Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, po zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri, ku ka patur një takim me homologun shqiptar, Bujar Nishani. Mes dy vendeve gjithashtu është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për “Përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në BE”. Preca në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, ka deklaruar se Malta do të vazhdojë të mbështesë aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE. ( Olsi Shehu - Anadolu Ajansı )

Preca takon Nishanin: Malta mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, po zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri, ku ka patur një takim me homologun shqiptar, Bujar Nishani. Mes dy vendeve gjithashtu është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për “Përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në BE”, raporton Anadolu Agency (AA).

Preca në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, ka deklaruar se Malta do të vazhdojë të mbështesë aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Ndërsa kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, ka pohuar se si dy vende mesdhetare Shqipëria dhe Malta ndajnë shumë interesa dhe sfida të përbashkëta. Nishani ka theksuar se një pjesë bisedimeve me homologen malteze iu kushtua edhe zhvillimeve në rajonit Mesdheut, ku sipas tij kanë folur në mënyrë të veçantë për nevojën e koordinimit dhe bashkëpunimit për të përballur sfidat dhe kërcënimet që vijnë nga zhvillimet nga shumë vende, si terrorizmi, ekstremizmi, emigracioni i paligjshëm, fluksi i refugjatëve, etj.

“Kemi më shumë se katër dekada marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore që janë intensifikuar ndjeshëm pas viteve 90-të. Patëm mundësi që sot të bisedojmë dhe shkëmbejmë pikëpamje për një sërë çështjesh me karakter dy palësh dhe rajonal. Një vëmendje shumë të veçantë i kushtuam mundësisë së intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik. Vlerësua se përveç vullnetit politik, edhe kuadri i përbashkët ligjor në fuqi iu mundëson qeverive dhe institucioneve të dy vendeve tona që të eksplorojnë më mirë burimet natyrore dhe njerëzore në funksion të rritjes së shkëmbimeve ekonomike-tregtare në dobi të qytetareve dhe rajonit të Mesdheut ku bëjmë pjesë”- u shpreh Nishani.

Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, ka pohuar gjithashtu se kjo vizitë shtetërore është dëshmi e marrëdhënieve afatgjata mes dy vendeve. “I konsiderojmë këto marrëdhënie shumë të forta. Memorandumi i bashkëpunimit tregon vullnetin e Maltës për të ndihmuar Shqipërinë për aspiratat për integrimin në BE. Malta do ta zgjerojë mbështetjen edhe është e gatshme të zgjerojë edhe mbështetjen teknike. Malta do ta ndajë përvojën e saj me Shqipërinë. Edhe integrimi i Shqipërie është shumë i rëndësishëm, dhe do t’i jepte më shumë qëndrueshmëri vendit” u shpreh Preca.

Sot gjatë orëve të pasditeve do të mbahet forumi i biznesit mes dy vendeve, ku do të jenë të pranishëm Nishani dhe homologia e Maltës.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *