Home / Lajme / Maqedoni / Prej 27 shkurtit s’do ketë marketing nga buxheti i shtetit

Prej 27 shkurtit s’do ketë marketing nga buxheti i shtetit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pas mesnate, me 73 vota “për” dhe shtatë “të përmbajtur”, si dhe 22 vota “për” dhe gjashtë “të përmbajtur” nga deputetët të cilët nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë, e miratoi Ligjin për ndryshim të Kodit zgjedhor, me procedurë urgjente, me të cilin parashihet ndryshimi i dispozitave që zgjedhjet të mbahen më 24 prill të vitit 2016 dhe prolongohet data për më 5 qershor të vitit 2016.
Gjithashtu, me ndryshimet propozohet shtyerja e datës për reklamim të ndaluar të paguar politik tek radiodifuzivët, mediumet e shtypura dhe mediumet elektronike (portalet e internetit).
Tani parashihet që prej 27 shkurtit të vitit 2016, radiodifuzivët, mediumet e shtypura dhe ato elektronike, (portalet e internetit) të mos guxojnë të emetojnë, përkatësisht të publikojnë reklama të financuara nga buxheti i RM-¬së, nga buxhetet e komunave dhe Qytetit të Shkupit dhe të gjithë personave të tjerë të cilëve me ligj u është besuar kryerja e autorizimeve publike.
Paraprakisht, Propozim ndryshimet e Kodit zgjedhor, me procedurë urgjente, u votuan nga anëtarët e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive dhe Komisionit ligjdhënës ¬juridik.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë para mesnate, në kuadërtë mbledhjes së 95¬të, me 83 vota “për” dhe tre “kundër” e miratoi edhe Vendimin për ndryshim të Vendimit për shpërbërje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, parashtruar nga deputetët e BDI¬-së dhe PDSH¬-së dhe deputetes Liljana Popovska.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *