Home / Lajme / Rajon / Presidenti Nishani uron Jahjagën në 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti Nishani uron Jahjagën në 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti Bujar Nishani ka uruar homologen e tij kosovare, Atifete Jahjaga në ditën e 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Shqipëria, është shprehur kreu i shtetit në mesazhin e tij, do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në hapat e saj shtet ndërtuese.

“Ju siguroj se, Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në të gjitha hapat e saj shtet ndërtuese, e bindur se maturia politike dhe përgjegjshmëria shtetërore e demonstruar gjatë këtyre tetë viteve pavarësi, do të vijojnë të shoqërojnë përpjekjet e mëtejshme për konsolidimin e institucioneve dhe kurorëzimin në një kohë të afërt të liberalizimit të regjimit të vizave, si dhe për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian”, thuhet në mesazhin e presidentit Bujar Nishani.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *