Home / Kryesoret / Prezantohen uniformat e reja të Policisë Shqiptare
TIRANË (AA) - Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka organizuar sot në Tiranë aktivitetin "Policia e Gjeneratës së Re", ku janë prezantuar edhe uniformat e reja të Policisë Shqiptare. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Haki Çako, zyrtarë të tjerë të lartë të policisë, etj. ( Olsi Shehu - Anadolu Ajansı )

Prezantohen uniformat e reja të Policisë Shqiptare

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka organizuar sot në Tiranë aktivitetin “Policia e Gjeneratës së Re”, ku janë prezantuar edhe uniformat e reja të Policisë Shqiptare. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Haki Çako, zyrtarë të tjerë të lartë të policisë, etj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë fjalës së mbajtur ka deklaruar se uniforma e policisë është identifikimi më i mirë i vlerave historike dhe i trashëgimisë së policisë.

“Sot është një ditë e shënuar në jetën e policisë së shtetit. Ka pasur probleme të panumërta që nga identiteti i uniformës, që nga kaosi lidhur me elementët e veçantë të uniformës, si mes tradicionales dhe modernes, etj. Ajo që bëmë ne ishte gjetja e arsyeve konkrete për këtë situatë kaotike. Uniforma e policisë është marrëdhënia që krijon policia dhe qytetari dhe pasqyra më e mirë e identitet të policisë. Uniforma e policisë është identifikimi më i mirë e vlerave tona, identifikimi më i mirë i vlerave historike të policisë dhe i trashëgimisë së saj. Kjo uniformë do të jetë e policisë së gjeneratës së re dhe do të zgjojë interesin e qytetarëve”- u shpreh Tahiri.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Haki Çako u shpreh se gradat, simbolet dhe uniformat e miratuara mbartin historinë dhe identitetin e policisë. Sipas tij, komuniteti tek këto uniforma do të shohë një punonjës policie më dinjitoz.

Pas fjalës së ministrit Tahiri, janë prezantuar uniformat e reja për punonjësit e policisë shqiptare të të gjitha kategorive dhe niveleve, ku element i veçantë është shqiponja, ndërsa element tjetër i përfshirë në uniforma është stema e policisë.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *