Home / Kryesoret / Prezantohet në Tiranë projekti për kamerat e punonjësve të Policisë Shqiptare
Në Tiranë është prezantuar sot projekti për kamerat e trupit të punonjësve të Policisë Shqiptare, ku në këtë aktivitete ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të vendit. Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri u shpreh se ky projekt ishte një ndër angazhimet kryesore për vendosjen e një standardi transparence në punën e punonjësve të Policisë, me synim rritjen e besimit të publikut tek Policia e Shtetit. ( Policia Shqiptare - Anadolu Ajansı )

Prezantohet në Tiranë projekti për kamerat e punonjësve të Policisë Shqiptare

Në Tiranë është prezantuar sot projekti për kamerat e trupit të punonjësve të Policisë Shqiptare, ku në këtë aktivitete ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri u shpreh se ky projekt ishte një ndër angazhimet kryesore për vendosjen e një standardi transparence në punën e punonjësve të Policisë, me synim rritjen e besimit të publikut tek Policia e Shtetit.

“Një ndër angazhimet tona kryesore që sot bëhet realitet është vendosja e kamerave të trupit për punonjësit e Policisë, jo vetëm si element teknologjik në ndihmë të tij, por mbi të gjitha si element garancie për qytetarin i cili kërkon e pret nga punonjësi i Policisë të zbatojë ligjin, të jetë korrekt me detyrën, të sillet në mënyrë etike e sidomos pa korrupsion”- u shpreh Tahiri.

Ai ka shtuar ndër të tjera se këto kamera do të jenë një instrument sigurie për punonjësit e policisë që të kryejnë detyrën në mënyrë të përshtatshme dhe në bazë të ligjit.

“Në harkun e dy viteve janë gati 2 mijë punonjës të Policisë në procedim penal dhe në procedim disiplinor (për moszbatim të detyrës, mos ushtrim të detyrës, vepra korruptive, abuzim me detyrën, bashkëpunim me paligjshmërinë). Nga njëra anë kjo tregon trashëgiminë (pra si e gjetëm Policinë e Shtetit), por nga tjetra tregon dhe vendosmërinë tonë për ta bërë Policinë e Shtetit ashtu siç e duan qytetarët”- ka theksuar Tahiri.

I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili theksoi se ky projekt po realizohet për transformimin e Policisë Shqiptare

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *