Home / Kryesoret / Prishtinë, veteranët e UÇK-së protestojnë para ndërtesës së Qeverisë
PRISHTINË (AA) – Rreth 200 ish-veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për shkak, siç pretendojnë, të vonesave dhe parregullsive që po ndodhin në lidhje me zbatimin e obligimeve që pushteti aktual i ka ndaj tyre. ( Erkin Keçi - Anadolu Ajansı )

Prishtinë, veteranët e UÇK-së protestojnë para ndërtesës së Qeverisë

Rreth 200 ish-veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për shkak, siç pretendojnë, të vonesave dhe parregullsive që po ndodhin në lidhje me zbatimin e obligimeve që pushteti aktual i ka ndaj tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Nën organizim të Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve (KML) të UÇK-së, veteranët kanë protestuar për të kërkuar kryerjen e obligimeve ndaj tyre dhe për faktin se, përkundër marrjes së certifikatave ata ende nuk i kanë marrë pensionet që iu takojnë me statusin e veteranit të luftës.

Kryetari i KML të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi deklaroi se durimit të veteranëve të UÇK-së i ka ardhur fundi për shkak të gjendjes së tyre të vështirë materiale dhe papunësisë së madhe, kurse sipas tij Qeveria nuk po i kryen detyrimet që i ka marrë përsipër.

“Kërkojmë që t’i kryejë obligimet Qeveria e Republikës së Kosovës për veteranët që kanë aplikuar për pension. Pika e dytë është të themelohet një komision për të caktuar shkallën e invaliditetit të luftës sepse statusi i është njohur nga komisioni” tha Qeriqi. Ai shtoi se veteranët kanë paraqitur ankesat e tyre në Qeveri para shumë kohësh, por ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ende nuk është takuar me ta. Sipas tij, mospërfillja e kërkesave të tyre i ka detyruar të protestojnë.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së deklaroi se numri i atyre që nuk iu është realizuar e drejta është i madh. “Edhe pse kanë aplikuar me kohë dhe i kanë kryer të gjitha procedurat për të drejtën në pension, janë diku rreth 4-5 mijë veteranë të cilët nuk po e gëzojnë këtë të drejtën në pension dhe nuk po iu jepet asnjë informacion përse nuk po ju jepen pensionet. Po ashtu e kemi edhe një pjesë të invalidëve dhe pritet themelimi i një komisioni shëndetësor për shkallën e invaliditetit, që nuk po themelohet as nga ana e Qeverisë as nga ana e Ministrisë së shëndetësisë. Ka mbetur edhe një numër i veteranëve që janë ankuar, por që 5-6 muaj, përkundër fillimit të shqyrtimit të ankesave nuk iu është dhënë asnjë përgjigje” tha Qeriqi.

Sa i përket bashkimit të Veteranëve të Luftës së UÇK-së në protestën mbarëpopullore të opozitës, Qeriqi tha se kjo është një temë tjetër
“Ne jemi veteranë dhe për këto kërkesa protestojmë si veteranë. Por, si qytetarë, secili ka të drejtë t’i bashkohet opozitës” deklaroi kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së.

Protesta e sotme zgjati rreth 1 orë dhe ishte e qetë, por Qeriqi porositi se protesta e sotme është një shenjë paralajmërimi që, në rast se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i kryen obligimet ndaj veteranëve deri në fund të këtij muaji, atëherë nuk mund të garantoj se protestat e radhës do të jenë të qeta.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *