Home / Kryesoret / Profesorët e Juridikut të dëbuar i përgjigjen rektorit Dika me pyetje publike

Profesorët e Juridikut të dëbuar i përgjigjen rektorit Dika me pyetje publike

Tetë profesorë në krye me Asllan Bilallin të cilët thonë se janë dëbuar nga rektori Zamir Dika sot sërish e pyesin rektorin e UEJL-së  për të dhënë disa përgjigje rreth fakultetin Juridik.

Meqenëse rektori prof. Zamir Dika nuk u përgjigj në letrën tonë të 17.02.2016, dhe i fshehur pas Universitetit, e dha përgjigjen publike se, sot të gjithë jemi dëshmitarë se, për fat të keq, ligji i RM-së nuk lejon angazhimin e kuadrit në studimet deridiplomike dhe pasdiplomike pas moshës 67 vjeç, me këtë rast, rektorit z. Dika i përgjigjemi me pyetje publike, si vijon:

-Pse në Fakultetin e shkencave dhe teknologjive bashkëkohore të UEJL-së në studimet pasdiplomike-master (semestri i dytë) është i angazhuar me kohë jo të plotë profesori dhe miku i rektorit Zamir Dika, prof. Betim Çiço nga Tirana i lindur më 02.09.1948. A nuk është prof. Betim Çiço kuadër i moshës pas 67 vjeç?! A vlen ligji i RM-së për prof. Betim Çiço?!

(Dëshmia nën 1-CV-ja Akademike zyrtare e prof. Betim Çiço e publikuar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës ku qartë shihet se prof. Betim Çiço është i lindur më 02.09.1948 (pra, me moshë pas 67 vjeç) si dhe Dëshmia nën 2-Rosteri (orari) zyrtar i mësimdhënësit Betim Çiço në semestrin aktual veror 2015/2016 ku qartë shihet angazhimi i tanishëm i tij në UEJL në studimet pasdiplomike-master-kodi i lëndës (semestri i dytë) me tri orë në lëndën: Telekomunikacioni pa tela dhe ai celular).

-Pse z. Dennis Farrington i lindur më 13.08.1947 vazhdon të jetë bartës i funksionit të Presidentit të Bordit të UEJL-së? A nuk është prof. Dennis Farrington kuadër i moshës pas 67 vjeç?! A vlen ligji i RM-së për z. Dennis Farrington?!

 (Dëshmia nën 3-Ekstrakti nga Recensioni për zgjedhjen e Dennis Farrington në thirrjen mësimore, ku prof. Asllan Bilalli është kryetar i komisionit recensues dhe, ku qartë shihet se prof. Dennis Farrington është i lindur më 13.08.1947 (pra, me moshë pas 67 vjeç)).

-Pse pas dëbimit të prof. Ragip Halili, prof. Vesel Latifi dhe prof. Rexhep Gashi nga Fakulteti juridik i UEJL-së, janë zëvendësuar me angazhimin me kohë jo të plotë të pensionistit Branko Sekuloski, ish-kryetar i Gjykatës së Gostivarit. Është e paqartë se si mund Branko Sekuloski t`u mbajë mësim në gjuhën shqipe në studimet pasdiplomike-master studentëve shqiptarë në lëndët: Policia dhe të drejtat e njeriut dhe Krimi i organizuar, pa mos ditur asnjë fjalë në gjuhën shqipe?!

(Dëshmia nën 4Rosteri (orari) zyrtar i mësimdhënësit Branko Sekuloski në semestrin aktual veror 2015/2016 ku qartë shihet angazhimi i tanishëm i tij në UEJL me gjithsej gjashtë orë në lëndët: Tregtia me njerëz, Policia dhe të drejtat e njeriut dhe Krimi i organizuar).

Atëherë, i nderuari rektor z. Dika, cila është prapavija e dëbimit tonë nga Fakulteti juridik i UEJL-së?!

Prej kësaj, i nderuari rektor z. Dika kërkojmë nga ju që të reflektoni në vendimet dhe masat e juaja të ngutshme dhe t`i lëni anash ndikimet nga jashtë dhe në rend të parë të keni parasysh vetëm interesin e studentëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *