Home / Kryesoret / Prokuroria e Shkupit refuzon lëndën për ‘Maxhar Telekomin

Prokuroria e Shkupit refuzon lëndën për ‘Maxhar Telekomin

Vazhdon lufta mes Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Themelore Publike. Prokuroria Speciale ka kërkuar tre lëndë nga ana e Prokuroria Publike, por kjo e fundit e ka refuzuar nën pretekstin se bëhet fjalë për lëndë të cilat nuk janë përfshirë në “bombat” e opozitës dhe si të tilla nuk mund të jenë lëndë trajtimi i Prokurorisë Speciale. Ndër lëndët e kërkuara është edhe ajo e ‘Magjar Telekom”, ku janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të BDI-së.

“Prokuroria e përgjithshme njofton opinionin se nga ana e Prokurorisë Speciale e cila merret me rastin e përgjimeve të paligjshme është kërkuar që të dorëzohen dosjet e tri rasteve edhe atë rastin për “ Magjar Telekom”, rasti kundër personit Z.V. dhe rastin për presonin G.V. Nga Prokuroria Publike thuhet se “ lëndët që janë kërkuar nga kjo prokurori nuk janë pjesë e përgjimeve të paligjshme. Për këtë arsye Prokuroria Publike ka kërkuar nga Këshilli I Prokurorëve që të vërtetoj nëse kërkesa e këtillë është e bazuar në ligjin për Prokurori Publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së përgjithshme.

Ndryshe nga kjo, Prokuroria Speciale vlerëson se lëndët që janë kërkuar nga Prokuroria e Përgjithësime janë në përputhje me ligjin.

“Lëndët i kërkojmë me iniciativë të palëve të interesuara , ndërsa në afat prej tetë ditësh do të vlerësojmë nëse jemi kompetent për ti trajtuar. Ligji i Prokurorisë Publike Speciale është i qartë, ne bëjmë vlerësimin e kompetencave dhe nuk ka shkak që lëndët që i kemi kërkuar të mos na i japin”, u shprehën nga Prokuroria Speciale.

Ndërkohë raportohet se gjatë ditës së sotme Prokuroria Publike e Maqedonisë ka ngritur kallëzim penal kundër bashkëshorti të Radmilla Sheqeriskës për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *