Home / Kryesoret / Prokuroria speciale insiston: Të dyshuarit duhet të paraburgosen

Prokuroria speciale insiston: Të dyshuarit duhet të paraburgosen

Prokuroria speciale publike mbrëmë vonë nëpërmes rrjetit social “Facebook” ka kumtuar se është ankuar për vendimin e gjyqit për mos përcaktimin e masës së paraburgimit për 8 të dyshuarit për parregullsi në zgjedhje, nga aksioni “Titanik”, transmeton Portalb.

“Janë dërguar ankesa për vendimet e Gjykatës Penale në Shkup. Hetimi vazhdon”, thuhet në kumtesë.

Këshilli i Gjykatës Themelore Shkupi 1 është i përbërë nga tre gjykatës dhe në afat prej 48 orëve duhet të prononcohen.
Prokuroria Speciale publike të premten shpalosi paditë e para penale, të njohur me emrin “Titanik” dhe kërkoi paraburgim për 8 persona, të dyshuar për manipulime zgjedhore.

 

Dy nga 8 të dyshuarit, ish ministri Mile Janakievski dhe kyetari i Pustecit për dëgjim u paraqitën në gjykatën, por për të njëjtit nuk u caktua masa e paraburgimit. Ndërkaq, ish ministrja Gordana Jankullovska dhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Kirill Bozhinovski kanë njoftuar gjykatën, nëpërmes avokatëve se për shkak udhëtimeve nuk do të jenë në gjendje për momentin të paraqiten në gjykatë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *