Home / Kryesoret / Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve
SHKUP (АА) – Disa qindra qytetarë u tubuan sonte para godinës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, për shkak se siç thonë ata, vendimit të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese për pranimin e inicimit të procedurës për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falje ( Admir Fazlagikj - Anadolu Ajansı )

Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve

Disa qindra qytetarë u tubuan sonte para godinës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, për shkak se siç thonë ata, vendimit të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese për pranimin e inicimit të procedurës për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falje, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e tubuar brohorisnin me parullat “S’ka drejtësi, s’ka paqe”. “Gjykatës mafiozë”, me të cilat kërkuan dorëheqjen e gjykatësve të Kushtetueses. Ata po ashtu filluan të hedhin vezë drejt godinës së Gjykatës, pas çka organizatorët e protestës kërkuan që të protestohet qetë dhe pa dhunë.

Organizator i protestës është nisma qytetarë “Ajde” të cilës iu bashkangjitën edhe organizata të tjera joqeveritare.

Aktivistja Biljana Bejkova, e cila u drejtua në emër të organizatorit të protestës dhe qytetarëve të tubuar, theksoi se me pranimin e sotëm që të shqyrtohet nisma me opsion që të falen të burgosurit e dënuar për kriminalitet zgjedhor, Gjykata Kushtetuese “shkeli të drejtën dhe drejtësinë”.

“Me këtë vendim të turpshëm Gjykata Kushtetuese ka shkelur, Kushtetutën, të drejtën dhe drejtësinë. Sot Gjykata Kushtetuese në thelb u bë aleat i mashtrimeve zgjedhore të cilat po ndodhin në shtet. Në thelb pushteti e pranoi se ka mashtruar gjatë zgjedhjeve, ndërsa Gjykata Kushtetuese e mori përgjegjësinë. Krahas asaj se është evidente se Gjykata është e partizuar, kjo është edhe një dëshmi se pushteti frikohet”, tha Bejkova.

Me vendimin e miratuar sot të Gjykatës Kushtetuese presidenti i shtetit do të ketë të drejtë të falë persona të dënuar për arsye të ndryshme. Falje do të mund të kërkojnë edhe të dënuarit për vepra penale kundër shendetit, për abuzuesit e fëmijëve, për drogë, për vepra kundër njerëzimit dhe të dënuarit e Gjykatave Ndërkombëtare.

Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije se do të pezullojë ligjin nga viti 2009, me të cilin, autorëve të këtyre veprave, nuk u lejohej të kërkojnë falje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *