Home / Kryesoret / Protestë kundër parkut të lojërave në Tiranë, aktivistët përplasen me policinë
TIRANË (AA) - Disa organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe qytetetarë kanë organizuar sot një protestë përpara Bashkisë së Tiranës kundër rritjes së çmimit të biletës për transportin urban, për taksat e binznesit dhe për të kundërshtuar ndërtimin e parkut të lojërave tek “Liqeni Artificial”. ( Olsi Shehu - Anadolu Ajansı )

Protestë kundër parkut të lojërave në Tiranë, aktivistët përplasen me policinë

Disa organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe qytetetarë kanë organizuar sot një protestë përpara Bashkisë së Tiranës kundër rritjes së çmimit të biletës për transportin urban, për taksat e binznesit dhe për të kundërshtuar ndërtimin e parkut të lojërave tek “Liqeni Artificial”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë zhvendosja e protestës tek Liqeni Artificial në Tiranë, ka sjellë një përplasje fizike mes forcave të policisë dhe protestuesve që kundërshtojnë projektin për ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë.

Protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe sende të tjera në drejtim të godimës së Bashkisë së Tiranës dhe më pas ndaj Kryeministrisë . Ndërkohë pjesë e protestës së sotme ishin edhe deputetë të opozitës. Deputeti Gerti Bogdani, në fjalën e tij ka folur edhe për taksat ndaj biznesit, duke i konsideruar si padrejtësi rritjen e tyre.

Pas protestës para Bashkisë së kryeqytetit, aktivistët e shoqërisë civile dhe qytetarët janë drejtuar pranë Liqenit Artificial, ku është planifikuar ndërtimi i një parku lojërash për fëmijë, duke kundërshtuar këtë projekt.

Përplasje për çështjen e këndit të lojërave ka patur edhe dje mes policisë dhe aktivistëve të shoqërisë civile, ku disa prej tyre për disa orë u shoqëruan në komisariat.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *