Home / Lajme / Botë / Pse Facebook nuk e shtoi butonin ‘dislike’?

Pse Facebook nuk e shtoi butonin ‘dislike’?

Facebook prezantoi pesë butona të rinj në kuadër të butonit Like, ndryshe nga butoni i vetëm që përdoruesit e kanë kërkuar gjithmonë – atë dislike (nuk e pëlqej).

Rrjeti social ka lansuar reagimet, të cilat i lejojnë përdoruesit të reagojnë në pesë mënyra të reja, duke përfshirë fytyrën e “pikëlluar” dhe atë të “tërbuar”.

Me lansimin e reagimeve, Mark Zuckerberg tha: “Jo çdo moment që dëshironi ta ndani me të tjerët është i lumtur. Nganjëherë dëshironi të shpërndani diçka që është pikëlluese ose frustruese. Komuniteti ynë e ka kërkuar butonin dislike për vite të tëra, por jo sepse ata kanë dashur t’iu thonë miqve të tyre se nuk i pëlqejnë postimet e tyre. Njerëzit dëshirojnë të shprehin ndjeshmëri dhe të shpërndajnë një rang më të gjerë të emocioneve”.

Sipas Mark Zuckerberg, njerëzit në fakt nuk dëshirojnë të shprehin ndjenja negative për një postim, por në vend se të thonë se janë të zhgënjyer apo të pikëlluar me përmbajtjen në postim, ata të reagojnë me veçoritë e reja të reagimit.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *