Home / Kryesoret / PSV dhe Atletico ndahen në paqe

PSV dhe Atletico ndahen në paqe

PSV dhe Atletico Madridi kanë luajtur pa gola në ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Philips Stadion në Eindhoven.

Të dyja skuadrat u treguan të vëmendshme në gjysmën e parë duke mos dhënë shumë në fazën e sulmit. Vendasit patën posedimin e topit, mirëpo nuk e shfrytëzuan për avantazhin e tyre.

Rastin më të mirë, në njërën anë e pati Propper, kurse në anën tjetër Griezmann.

Edhe në gjysmën e dytë, ekipeve u mungoi efektiviteti, ndërsa nga minuta e 68-të, nikoqirët mbetën me një lojtar më pak, pasi Gaston Pereiro u përjashtua me karton të kuq.

Spanjollët nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike në minutat e mbetura, ashtu që u desh të pajtoheshin me barazim.

Ky rezultat e favorizon Atletico Madridin për të shkuar në çerekfinale kur dihet që ndeshjen e kthimit e zhvillon në Vicente Calderon, mirëpo mospranimi i golit në terren vendas ofron shpresë edhe për PSV-në.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *