Home / Lajme / Botë / “Putin duhet të gjykohet në gjykatën ndërkombëtare”
Një ndër azilkërkuesit sirian në qytetin Nevshehir të Turqisë, Xhuma Halil (R) (60) në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se Rusia vepron së bashku me ushtarët iranian dhe regjimin e Bashar Al Asadit dhe shënjestrën vendbanimet ku jetojnë civilët. Foto: vajza, Fatma Halil (R) ( Behçet Alkan - Anadolu Ajansı )

“Putin duhet të gjykohet në gjykatën ndërkombëtare”

Sirianët të cilët kanë ikur nga lufta civile në vendin e tyre dhe kanë arritur në Turqi, pohojnë se presidenti rus Vladimir Putin është duke bërë krime lufte, duke bombarduar intensivisht civilët dhe se duhet të gjykohet në gjykatë ndërkombëtare.

Një ndër azilkërkuesit sirian në qytetin Nevshehir të Turqisë, Xhuma Halil (60) në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se Rusia vepron së bashku me ushtarët iranian dhe regjimin e Bashar al Asadit dhe shënjestrën vendbanimet ku jetojnë civilët.

Halil duke theksuar se avionët rusë kanë shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve dhe se Putin është duke vazhduar masakrat pranë syve të botës, shton se: “Ata të cilët kanë fat ikin dhe i shpëtojnë jetët e tyre, ndërsa ata të cilët nuk mund të ikin humbin jetën atje”.

“Rusia së bashku me Asadin godet civilët. Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është duke heshtur kundër luftës e cila po zgjat prej 5 vitesh. Pse OKB-ja nuk zbaton sanksione ndaj Rusisë e cila vret kaq shumë fëmijë, gra dhe të moshuar në shtëpitë e tyre? Putin i cili kryen krim lufte para syve të botës duhet urgjentisht të gjykohet para gjykatës ndërkombëtare. A është kaq lirë jeta e mijëra njerëzve? Rusia duke e justifikuar DAESH-in hyri në Siri, por godet çdo vend përveç atyre ku është DAESH-i. Disa prej njerëzve tonë vdesin në bombardime, ndërsa disa të tjerë fundosen në det në rrugëtimin e tyre drejt Europës” tha Halil duke theksuar se bota po hesht përballë masakrave civile në Siri.

– “Europa ngeli në klasë në provimin shekullor të njerëzimit”-

Fatma Dahik (34) tregoi se para një viti ka ikur së bashku me familjen e saj nga qyteti Hums ku lufta zhvillohet më ashpër dhe ka arritur në Turqi.

Dahik duke theksuar se ka humbur shumë të afërm dhe fqinjët e saj si pasojë e bombardimeve, vuri në dukje se avionët rusë shënjestrojnë vende tregu, spitale ku gjendet një numër i madh i civilëve.

Ajo duke treguar se të afërmit e saj të cilat kanë shkuar në Europë si azilkërkues janë duke u përpjekur që të kthehen në Turqi për shkak të kushteve të rënda të jetesës, tha se: “Në këtë periudhë kur zjarri ka rënë në Siri, as shtetet perëndimore e as shtetet muslimane. Vetëm Turqia e zgjati dorën e miqësisë. Ata të cilët shpëtuan jetën tyre kërkuan azil këtu. Europa ngeli në klasë në provimin shekullor të njerëzimit. Jemi mirënjohës për mirësinë e Turqisë”.

Ndërsa Intizar Arap (30) theksoi se janë të kënaqur nga mbështetja e vazhdueshme e ofruar ndaj tyre nga Turqia dhe populli turk.

Arap duke theksuar se sirianët duke ikur nga sulmet e rusëve dhe regjimit sirian kanë shkuar në Turqi, ka pohuar se: “Pas fillimit të sulmeve të Rusisë, numri i njerëzve të cilët i braktisën shtëpitë dhe fshatrat e tyre u rrit. Pse bota hesht ndaj Rusisë? Pse askush nuk e gjykon Putinin i cili e masakroi popullin tonë? Askush nuk e mbrojti popullin sirian përveç Turqisë. Zoti i bekoftë, fqinjët tanë i plotësojnë të metat tona”.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *