Home / Kryesoret / Qëllohet me vezë ndaj Kryeministrit Rama
Qëllohet me vezë ndaj Kryeministrit Rama gjatë seancës parlamentare ( Olsi Shehu - Anadolu Ajansı )

Qëllohet me vezë ndaj Kryeministrit Rama

Në mbyllje të seancës së sotme parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, është qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit të vendit, Edi Rama. Menjëherë gjatë këtyre momenteve kanë ndërhyrë efektivët e Gardës së Republikës, duke marrë në mbrojtje kreun e qeverisë shqiptare, raporton Anadolu Agency (AA).

Vezët e hedhura nga deputetët e opozitës nuk kanë prekur kryeministrin Rama, ndërsa menjëherë ai është larguar nga ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Debatet në Kuvend kanë nisur që në fillim të seancës së sotme, për shkak të kërkesave të deputetëve të opozitës për ndryshimet në ligjin e ashtuquajtur të “dekriminalzimit”.
Në një prononcim për mediat ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh se Shqipëria ndodhet në udhëkryq. “Lufta me krimin është një luftë e vështirë, shume komplekse dhe që kërkon një vendosmëri të madhe, pse jo dhe sakrifica sepse krimi është krim gjithmonë”- u shpreh Topalli.

Debatet u shkaktuan pasi deputeti Armando Prenga nëpërmjet një letre drejtuar Kuvendit, sqaroi se nuk do të merrte pjesë në seancat parlamentare, deri në një vendim përfundimtar ndaj tij nga Gjykata e Lartë. Kujtojmë se deputeti Prenga është në gjykim, i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar për shkak të përfshirjes së tij në një konflikt në rrethin e Kurbinit. Por gjykata ndaj deputetit Prenga dha masën “detyrim paraqitjeje”.

Mes tensionesh dhe debatesh të ashpra, Kuvendi i Shqipërisë, ka votuar për dekretet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për emërimin e ministrave të rinj, të propozuar nga kryeministri.

Në detyrën e ministrit të Financave me 77 vota pro është emëruar Arben Ahmetaj, ndërsa në detyrën e ministres të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me 76 vota pro të deputetëve është emëruar Milva Ekonomi.

Aben Ahmetaj deri tani ka mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ndërsa Milva Ekonomi ka mbajtur postin e zëvendësministres së Shëndetësisë në qeverinë “Rama”. Ndërsa Ministria e Financave është drejtuar nga Shkëlqim Cani, ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *