Home / Kryesoret / Rama shkëmben batuta me Kryemnistrin e Serbisë në Samitin e BERZH-it

Rama shkëmben batuta me Kryemnistrin e Serbisë në Samitin e BERZH-it

Gjatë seancës së pyetje përgjigjeve në Samitin e BERZH-it në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati një shkëmbim batutash me Kryeministrin e Serbisë, Aleksader Vuçiç, ka bërë të ditur zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Rama tha se: “BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai (Vuçiç) fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave.”

Rama ndodhet në kryeqytetin e Britanisë, Londër, ku po merr pjesë në Samitin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimorë.

“Është kënaqësi e madhe të shohësh sesi gjatë vitit 2015, tregtia midis vendeve të Ballkanit Perëndimor u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Për shembull, eksportet e Shqipërisë në rajon janë rritur me 216% në nëntë muajt e parë të vitit 2015. Kjo është një dëshmi e qartë e faktit se rajoni ynë po jeton momentin më të mirë që ka jetuar ndonjëherë. Së bashku me BERZH-in, ne po vazhdojmë përpjekjet tona për të përmirësuar ndërlidhjen në rajon” u shpreh Rama në fjalën e tij në këtë samit. ​

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *